Rama paralajmëron shqiptarët/ Na pret dimër i vështirë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shqiptarët se na pret një dimër i vështirë për shkak të pandemisë së koronvairusit.

Rama tha se në dimër qytetarët përballen me një sërë virozash, ndaj theksoi se kjo e vështirëson më tepër situatën.

“Na pret dimër i vështirë. Kjo pasi në dimër fillon edhe gripi i thjeshtë. Por kujtojmë që ky virus nuk është një grip i thjeshtë. Ne duhet të respektojmë masat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve.

Më herët presidenti i zgjedhur në SHBA tha se duke mbajtur maskën do të shpëtojmë 100 mijë jetë dhe se SHBA duhet të përgatitet për 200 mijë vdekje të tjera” u shpreh ai në emisionin “Open”

Kreu i qeverisë nënvizoi se qeveria mund të sigurojë deri në 1600 shtretër, ndërsa pretendon se shëndetësia mund ta përballojë situatën edhe më personel mjekësor.

“Sipas strategjisë mund të shkojmë deri në 1600 shtretër. Personel mjekësor jo vetëm që ka në front, po ka edhe rezervë” deklaroi Rama / CNA.al