Bashkia e Shkodrës vijon pa ndërprerë procesin e dezinfektimit në institucionet publike në territorin e vet.

Situata e rënduar e pandemisë në vend, kërkon në vijimësi masa për parandalimin e përhapjes së virusit.

Dezinfektimi i ambjenteve, ka rezultuar një masë efikase paralelisht me zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë, duke krijuar një mjedis të sigurte pune dhe mësimi