Para pak ditësh, nëpërmjet medias u njoha me kërkesën dy vjeçare të Mati Ftonit për të ndërtuar një urë metalike mbi lumin Buna për të lidhur direkt njësitë administrative të Dajcit me atë të Anës së Malit. Matia disponon një projekt dhe një angazhim financiar prej rreth 2 millionë dollarë donacione për ta

Sot, bashkë me Majlinda Angonin (prefekte e qarkut Shkodër) Hilmi Laktin (kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër) dhe Brisela Kadinë (kryetare e këshillit bashkiak të bashkisë Shkodër) u takuam me Matinë buzë lumit të Bunës aty ku sipas projektidesë mund të jetë njëra anë e urës

Javën e ardhshme do të rimblidhemi bashkë me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme qendrore dhe vendore për të diskutuar më konkretisht për rrugët konkrete të zhvillimit të projektit