Besart Kadia, zv.ministri i sapoemëruar në Ministrinë e Ekonomisë ka treguar arsyet e tij që e shtynë të pranonte këtë post. Përmes një prononcimi në për AbcNews, Kadia është shprehur se dëshira e tij është që të kontribuojë në Shqipëri.

I pyetur për braktisjen e Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha, që i dha hapësirë në atë parti, Kadia tha se i uron suksese.

“Ofertën e kreut të qeverisë e pranova, pasi qëllimi im është të kontribuoj për Shqipërinë. I uroj suksese Bashës

Ekonomisti Besart Kadia është emëruar zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave. Emërimi i tij është surprizë pasi Kadia është pjesë e listës të Këshillit Kombëtar të PD dhe jepte kontributin e tij pranë Partisë Demokratike si ekspert ekonomie