Jozefina Topalli, dikur numri dy i Partisë Demokratike, sot është kthyer në kundërshtaren më të ashpër të Lulzim Bashës, ndërsa 5 muaj para zgjedhjeve ka hapur një parti të re, duke e çuar në 5 numrin e partive që kanë dalë nga PD

Në emisionin OPEN në Top Channel analisti Agron Gjekmarkaj u përplas me ish-kryeparlamentaren, teksa e akuzoi se duke i bërë opozitë opozitës, po ndihmon kryeministrin Rama

“Nuk kemi nevojë për t’i bërë opozitë opozitës. Kjo është një lloj ndihmë për kryeministrin që është në situatë të vështirë. Po krijoni parti 5 muaj para zgjedhje, është e sigurtë se partia juaj nuk do qeverisë vendin” tha Gjekmarkaj.