Shtimi i rasteve të reja me kòronavirus dhe tejmbushja e spitaleve me pacientë Covid, ka bërë që Ministria e Mbrojtjes të ngrejë një çadër përballë Infèktivit. Qëllimi i vendosjes së kësaj çadre është evitimi i qëndrimit të pacientëve në ámbulanca deri në momentin që ata do të shoqërohen në dhomën përkatëse.

Pacientët fillimisht do të qëndrojnë në çadër dhe më pas ata do të marrin shërbimin e nevojshëm përmes shtrimit në spital. Brenda çadrës raportohet se janë instaluar mjetet për dhënien e oksigjenit pacientëve të cilët do ta kenë të nevojshme.