Vullnetarët që kanë marrë pjesë në kryerjen e provave të vaksinës ‘Pfizer’ kanë treguar edhe efektet anësore.Ata thonë se pasi kanë injektuar vaksinën, janë shfaqur efekte anësore të tilla si dhimbje koke, ethe dhe dhimbje e muskujve. Sipas vullnetarëve, simptomat ishin relativisht të rënda. Njëri prej tyre, 45 vjeçari Glenn Deshields tha se efektet anësore ishin edhe më të rënda pas dozës së dytë të vaksinave, shkruan Daily Mail

Deshields theksoi më tej se kishte dhimbje koke, por shtoi se simptomat u zhdukën shpejt. Më shumë se 43,500 njerëz në gjashtë vende morën pjesë në vaksinimin eksperimental në fazën e tretë të testimit të produktit të prodhuar nga gjigandi farmaceutik, në një përpjekje për të luftuar pandeminë Covid19

Rezultatet tregojnë se vaksina është të paktën 90% e efektshme. Këto të dhëna kanë sjellë shpresë së bota mund ti rikthehet normalitetit. Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet e para që porositi vaksinën në një sasi prej rreth dhjetë milionë dozash

Një nga vullnetarët që vendosi të vaksinohej, Carrie theksoi se e kishte marrë dozën e dytë të vaksinës muajin e kaluar.

Ajo rrëfeu se më pas vuajti nga dhimbje koke, ethe dhe kruarje në të gjithë trupi. Efektet anësore ishin të ngjashme me ato që ka përjetuar pas vaksinimit të parë, por u bënë më intensive pas së dytës. Ajo shtoi se iu përgjigj vaksinimit si vullnetare, pasi e ndjente se ishte detyra e saj si qytetare.