Mëngjesin e të dielës, bota e artit dhe adhuruesit e humorit të Koço Devoles dhe e asaj çka ai përfaqësonte do t u duhej të përballeshin me një lajm të trishtë artisti ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare.

Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.

Ditën e sotme, mjeshtri i madh i humorit është përcjellë për në banesën e fundit, dhe nisur nga kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë, homazhet u kryen privatisht nga familja.

Aktori Agron Llakaj shprehur gjithë vlerësimin për mikun dhe kolegun e tij, ku theksoi se duhen vite yje dritë që të vijë një tjetër si ai.

Nuk më takon të flas më tepër seç duhet. Dashuria si koncept është universale tejëtr përjetim kanë të afërmit e vet që e kanë njeriun e tyre të dashur dhe të shtrenjtë sepse është një dhimbje njerëzore. Ne kemi dhe në konceptim miqësor dhe profesional, për këdo ka dhimbje, por kur është një njeri i përmasave të tilla si Koço Devole, natyrisht që shumëfishohet shumë dhe shumë herë, pasi është një njeri i veçante i humorit shqiptar.

Do vite yje dritë që të rivijë një njeri si Koço Devole në Shqipëri. Koço ka qenë gjithmonë një lapidarit i artit tek unë si Agron. Jo më larg se një vite më parë më dërgoi një telekomedi shumë të bukur të cilën unë e kam si mision ta realizoj ashtu sikur ai e dinte.tha Llakaj.

Nga ana tjetër gazetari Saimir Kodra tha se artistët duhet të vlerësohen me tepër dhe në aspektin social, pasi Koço Sipas tij ndërroi jetë në një shtëpi me qira në Tiranë, pasi nuk kishte mundësi të blinte një shtëpi.

Ka një moment që fizikisht është një humbje, por Koço dhe me vdekjen e tij atë fizike na ka mbledhur të gjithëve. Është e dhimbshme që në këtë periudhë do të vazhdojmë që të humbasim njerëz shumë të mirë

Koço të shërbeje si apel për të gjithë atë njerëz që krijojnë për të këtë vend që të mos harrohen që kontributet e tyre të vlerësohen vetëm për ceremonial mortore. Jeta e tyre qasja e tyre sociale duhet të jetë shumë më ndryshe. Koço Devole vd.iq në vendin e tij në Tiranë në një shtëpi me qira. Në gjithë këtë vend social, ku ka sot merita nuk kishte mundësi të kishte një shtëpinë e tij tha Kodra.