Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 pacientë mes të cilëve është një 33-vjecare nga Lushnja pa sëmundje të tjera shoqëruese. Po gjatë këtyre orëve, është kryer shifra më e lartë e testimeve që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.
Janë kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 563 qytetarë. Ndërkohë janë shëruar 150 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 12,353.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Comments are closed.