Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference për mediat ka folur në lidhje me situatën aktuale në spitale dhe për punën që po ndërmerret për të përballuar më tej pandeminë e Covid19

Manastirliu tha se pacientët e kanë marrë shërbimin dhe kujdesin shëndetësor dhe se do të vazhdojnë që ta marrin nga mjekët të cilët janë në front të luftës me armikun e padukshëm.

Megjithëse sot një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në spitalin Infektiv, ku një pacient me Covid19 u vetëhodh nga kati i dytë i spitalit, Manastirliu tha se shërbimi shëndetësor nuk ka munguar

Po ashtu ministrja shtoi se në situata të tilla rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin është bashkëpunimi për hir të shëndetit të popullatës dhe jo shfrytëzimit të saj për të përfituar

“Nuk ka munguar shërbimi shëndetësor. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë të marrin nga mjekët që janë në front të luftës me një armik të padukshëm. Kam një lutje për ju që të bëheni bashkëpunëtorë dhe të gjithë bashkë të përballojmë këtë situatë duke kontribuar në një të mirë të përbashkët atë të mbrojtjes së shëndetit komunitar.

E di shumë mirë sakrificën tuaj dhe ju lutem të më mirëkuptoni në këtë thirrje që kam për të gjithë mjekët që janë në luftë. Kam një thirrje. Kujt i shërben shtrembërimi dhe nxirja e realitetit që është i vështirë për ne dhe botën mbarë. Ky realitet nuk është ashtu si do ta shesë opozita.

Sot raportohet se në vende si Anglia Italia, Franca është vënë alarmi për mbingarkesë të sistemi shëndetësor. Në situata si kjo rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin është bashkëpunimi për hir të shëndetit të popullatës dhe jo shfrytëzimit të saj për të përfituar. Puna jonë nuk është ndalur në asnjë moment gjatë gjithë kësaj kohe. Në pritje të rritjes së numrit të rastit, që e dinim se do të rriteshin. Kemi vijuar rritjen e kapaciteteve.

Të kemi gati edhe spitalet rajonale për të përfshirë në trajtimin e pacientëve të personave me Covid19 në momentin që do të kemi ezaurim të kapaciteteve të spitaleve Covid

Mjekët e familjes janë udhëzuar dhe kanë ndjekur mbi 15 mijë qytetarë të cilët kanë marrë nga afër konsulta nga mjekët tanë të familje

Në spitale po trajtohen 36 pacientë të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe infermierëve tanë. Nuk mundon as përkujdesi as pajisjet të gjitha janë të siguruara falë një përgatitje sistematike gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë. Kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm në spitale, por fitohet çdo ditë me masat e ndërmarra” u shpreh Manastirliu