Kryeministri Rama në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2017, i kërkoi elektoratit që ti jepte gjithë “Tepsinë” pushtetin, për të mirëqeverisur. Mirëpo, kryeministri Rama, sa mori sërish mandatin e dytë në 2017 me “Tepsinë” u nënkuptuan mijëra tendera dhe koncesione, duke ua dhënë ato miqve dhe klientëve të tij, e në rradhë të parë, ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve të ‘Rilindjes’

Ja një pasqyrë, me vlerat që kanë marrë me tendera, disa nga ministrat dhe deputetët e “rilindjes” në periudhën tetor 2013 – tetor 2020

ARBEN AHMETAJ/ Me firmën “PRIMO Communications Sh.p.k” (Hermes) dhe me 3 landfillet Tiranë, Elbasan, Fier, deri tani ka marrë 66 milionë Euro pa TVSH; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 232 mijë Euro.

ILIR BEQJA/ Me firmën “INTECH+” të transferuar formalisht tek ortaku “S.Sinani” dhe me dy bizneset ushqimore të gruas e ortakut të saj, ka marrë 14.2 milionë Euro pa TVSH ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 198 mijë Euro.

NDUE KOLA/ Me firmën “A.N.K shpk” ka përfituar 42 milionë Euro tendera, 271 milionë Euro PPP rruga “Milot- Balldren”; 17 ha shtrat lumi për nxjerrje zhavor e rërë, 13 hektarë mal e kodra për gurore, 15 ha pyll për dru zjarri.; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 88 mijë Euro.

RAKIP SULI/ Me firmën “Aurora Group” të transferuar tek familjarët dhe me qira objektesh dhënë në shtet; ka marrë 5.3 milionë Euro pa TVSH; ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 56 mijë Euro.

TOM DOSHI/ Me firmën “ALDOCH” të tranferuar tek miku i tij nga Nikla (A. Hoxha), ka marrë 11.2 milionë Euro pa TVSH me tendera ilaçesh; 17 ha kodra për gurore në oratkëri me Ndriçim Babasin; 5.2 ha shtrat lumi dhe 32 mijë m2 truall publik e grabitje truall privat ndërsa me Bono Thesari në Bankën e Shtetit, ka përfituar 194 mijë Euro

PAULIN STERKAJ/ Nëpërmjet firmës “Sterkaj Shpk” maskuar pas familjarit të tij, ka përfituar 27 milion Euro tendera e PPP, 11 ha grurore, 4.8 ha shtrat lumi për zhavorë e rërë.

AGRON MALAJ (Kryetar Bashkia Mat) / Nëpërmjet firmës “GLOBAL SECYRITY” dhe firmës së ndërtimit “A.R.M.Albania” maskuar pas vëllait të tij, kanë përfituar 6.7 milionë Euro tendera e PPP, 3 ha grurore dhe 6 ha pyll për dru zjarri e 3 km shtrat lumi për zhavor e rërë

AGIM KAJMAKU / Nëpërmjet firmës së tij “A.M.E. 2000 shpk” (ish KAJMAKU” kaluar në emër të bashkëshortes, ka përfituar 3.2 milionë Euro tendera për lulishte, shitje fidanë e plehra.

Kujtojmë, se në kupolën e “Rilindjes” ka ministra, drejtorë, amasadorë, kryepolicë, prefekt e kryeabashkiakë; që vërtetë nuk marrin tendera, por marrin leje për kulla e resorte; sekserizojnë e firmosin miliona Euro tendera dhe PPP, për bizneset e kolegëve dhe klientëve oligarkë

Burimi: Telegraf