Qeveria ka vendosur që administrata publike të punojë nga shtëpia si masë kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Por ndërkohë pjesa tjetër e atyre që punojnë në ambiente me shumë njerëz rekomandohet të mbajnë distancën nga njëri-tjetri.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një foto ilustruese si udhëzues, se di duhet të ulemi në ambientet e zyrave me shumë njerëz për të shmangur kontaktet. “Respektoni në punë rregullat e rekomanduara për parandalimin e COVID-19”, shkruan MSH.

Ndërkohë nga nesër do të hyjnë në fuqi edhe kufizimet e lëvizjes pas orës 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në po të njëjtin orar.