Gazeta spanjolle “El Pais” publikoi pak ditë më parë një analizë të 3 skenarëve të transmetimit ajror të Covid19 në ambiente të mbyllura.

Ajo ilustroi edhe praktikat që duhet të zbatojmë për të reduktuar në minimum rrezikun e infektimit.

Një pjesë e infektimeve me Covid19 mund të ndodhë pas një takimi të afërt dhe të drejtpërdrejtë me një person pozitiv ndaj virusit apo pas një ekspozimi mesatar në ajër të ndotur, ku pjesëza të vogla të virusit grumbullohen.

Sipas studimit rreziku i infektimit ndodh vetëm nëse gjendemi përballë një personi i cili kollitet apo teshtin, por edhe të qëndruarit për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur me një person që flet, bërtet apo këndon pasi amplifikohen rreziqet e infektimit.

Në një hapësirë të mbyllur grimcat e ajrit të infektuar mund të grumbullohen duke shkaktuar infektime. E përditshmja spanjolle ka llogaritur rrezikun e infektimit në një ambient të mbyllur duke studiuar një model llogaritjeje të zhvilluar nga profesor Hozé Luis Himénez i universitetit të Kolorados.

Në faqet e saj tregohen grafikët e tre situatave shumë të zakonshme ku mund të ndodhë infektimi: një takim me miqtë apo të afërm në sallonin e një shtëpie; një pije në bar apo restorant dhe një leksion në klasë.

Në shtëpi

Në një sallon ndodhen 6 persona, nga të cilët një është i infektuar me Covid

Në këtë rast, pavarësisht distancës së sigurisë, pa maska dhe një ventilim të përshtatshëm i infektuari mund të jetë në gjendje të transmetojë virusin tek personat e tjerë të pranishëm, brenda 4 orësh.

Nëse do të ishin maskat infektimi do të reduktohej nga 5 persona të infektuar në 4, por infektimi do të ndodhte sërish si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj tij.

Çfarë mund të bëjmë për të reduktuar transmetimin? Duhet të ajrosim ambientin dhe të përgjysmojmë ekspozimin nga 4 në 2 orë, duke mbajtur masa mbrojtëse të përshtatshme. Sipas të dhënave, në Spanjë 31 per qind e rasteve kanë ndodhur sipas këtij skenari.

Bar apo restorant

Në një lokal mund të jenë 15 klientë dhe 3 punonjë, me dyer të mbyllura dhe asnjë ventilim mekanik. Në hipotezën më të keqe, në mungesë totale të masave mbrojtëse dhe distancimit social, pas 4 orësh 14 klientë do të infektohen.

Nëse të gjithë do të mbanin maska, të infektuarit do të ishin 8. Nëse do të kishte dhe maska, ventilim si dhe një ekspozim deri në 2 orë, numri i të infketuarve do të binte në mënyrë drastike, dhe do të infektohej vetëm 1 person.

Në shkollë

Në një klasë shkolle janë të pranishëm 24 studentë. Rreziku më i madh verifikohet në një klasë jo të ajrosur ku personi i infektuar është mësuesi.

Pa masa sigurie, virusit i mjaftojnë vetëm 2 orë për të infektuar 12 persona. Në këtë rast përdorimi i maskave do të reduktonte në mënyrë drastike rrezikun e përhapjes së virusit nga 12 deri 5, por nuk do të eliminohej totalisht.

Duke reduktuar kohën e ekspozimit nga 2 në 1 orë, dhe duke ajrosur klasën si duhet virusi do të mund të infektonte vetëm 1 person.

Mbetet thelbësor ajrimi i ambienteve, dritare të hapura për të humbur deri në 70% grimcat e virusit, si dhe masa mbrojtëse në banka për të ngadalësuar përhapjen.

Përhapja në ajër e virusit brenda dhomës nuk është uniform, për shkak të ajrit të kondiconuar dhe pozicionit të burimit: virusi mund të transmetohet nga një student në bankë apo në veshjet e studentëve të tjerë dhe pse mbahen 2 deri në 4 metra larg.

Pozicioni i një studenti në klasë ndikon në mundësinë e transmetimit të virusit. Gjithsesi është verifikuar se 70 per qind e pjesëzave të virusit dalin nga sistemi kur dritaret janë të hapura.

Ajri i kondicionuar gjithashtu heq deri në 50 per qind të pjesëve të lëshuara gjatë frymëmarrjes dhe bashkëbisedimit, por pjesa tjetër depozitohet në sipërfaqet në brendësi dhe mund të futet sërish në ajër.

Mbetet shumë e rëndësishme të ajroset dhe sterilizohet ambienti dhe kondicioneri. Edhe plastikat mbrojtëse që ndajnë një bankë nga tjetra janë shumë efikase, pasi devijojnë trajektoren e virusit.

/ Lapsi/