Vllaznia ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe pas javes se dyte, kryeson e vetme renditjen me pike te plota-6.

Pasditen e sotme ajo ka fituar 2-0 ne Korçe ndaj Skenderbeut fale golave te shenuar te shenuar qe ne pjesen e pare me ane te Dilaver dhe Victor da Silves.

Shkodranet e kane nisur ndeshjen me te njejtin formacion si ne ndeshjet e kaluara dhe kane shfaqur deshire qe ne fillim per ta fituar ate.

Ne minuten e 27-te ka nje rast ideal për Skënderbeun. Rrapaj provon me një gjuajtje fantastike në drejtim të portës, reagon mjaft mirë Zogoviç që largon rrezikun në këndore.

Ne minuten e 33-te kuqeblute do te kalonin ne avantazh. Pas një asisti të Krujës nga e djathta, Dilaver nuk fal brenda zonës, duke kaluar në avantazh të tijët.

Ne minuten e 42-te shkodranët realizojnë sërish me brazilianin Da Silva, i cili depërton mjaft bukur në mbrojtjen korçare, mposht me shumë klas portierin Dajsinani dhe dërgon topin në rrjetë.

Ne pjesen e dyte Skenderbeu ka patur nje rast por ka nderhyre portieri Zogovic qe ka shpetuar porten e tij nderkohe qe ne shtese Kalaja ka patur mundesi te shenoje edhe golin e trete per Vllaznine. Perfundimisht 3-0 per kuqeblute qe ngjiten ne krye te renditjes.