Pavarësisht se ende jo zyrtarisht, por klasa politike është përfshirë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit. PS, LSI duken si dy forcat më aktive të cilat kanë zbritur në terren por edhe kanë nisur punën për të evidentuar elektoratin grih që duket se do të jetë përcaktuaes në zgjedhjet e 25 Prillit.

E njëjta situatë ngjan edhe më PSD-në e Tom Doshit, i cili gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar takimet në Shkodër dhe Vau Dejës aty ku parashikohet të jetë edhe qëndra kryesore ku kjo forcë politike pretendon të rrëmbejë votat.
Nga ana tjetër, për demokratët duket se gara ende nuk ka filluar. Të përqendruar më shumë tek gara mes njeri –tjetrit se kush do të jetë apo jo në 11-shen e listës së Shkodrës kanë braktisur punën ne terren.

Në PD-në e Shkodrës pervec se në të shumtën e kohës dera e selisë është e mbyllur, nuk ka ende një plan konkret pune për zonat problematike por edhe takimet me komunitetin të cilëve do ti kërkojë votën për të marrë votëbesimin e tyre në zgjedhjet parlamentare.

Demokratët ende nuk kanë dalë nga gjumi letargjik I procesit të zgjedhjes se kandidatëve ndërkohe që ngelen një forcë politike inekzistente të paktën publikisht.

Megjithatë burime pranë PD Shkodër bëjnë me dije se ende nuk ka një udhezim nga dega qëndrore e PD, ndërkohe që Nentori është muaji deciziv ku të gjithë presin Bashën për të parë se cila do të jetë strategjia e demokratëve për marrë votëbesimin e shqiptarëve / eetimestv.com/