Partia Socialiste nis fushaten. Nisin degjesat publike me qytetare

Gjatë takimit të zhvilluar me anëtarët e këshillit bashkiak, banorët e rajonit nr 1 por edhe qytetarë të tjerë në Shkodër kanë folur për disa nga problematikat me të cilat përballen në vendbanimet e tyre. Sipas tyre, një nga shqetësimet më të mëdha mbetet mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore ndërsa nuk mbeten pas as krijimi I hapësirave sportive për të rinjtë.

Dëgjesat publike do të zhvillohen edhe me banorë të rajoneve të tjera në Shkodër, por duket se kërkesat nga ana e qytetarëve do të jenë të ngjashme. Problemet më të mëdha mbeten mungesa e investimeve në zonat me densitet të lartë banorësh dhe mungesa e këndeve sportive për të rinjtë