Dosja në ngarkim të Rrok Pepajt do të shkojë në rekurs për shkak se pala e akuzuar nuk pranon vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit në Shkodër për lënien në bùrg të tij. Pepaj, është babai i Danjel Pepajt, ky i fundit i akuzuar për vr.ás.jen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në Vrith të Malësisë së Madhe

62 vjeçari pretendon vendimi i të enjtes ndaj tij është i paligjshëm për ta lënë në bùrg, për shkak se është fajësuar pa asnjë provë në ngarkim të tij që ta përfshijnë në kultivimin apo që të ketë dijeni se i biri merrej me këtë veprimtari të paligjshme

Baza ku është ngritur ankesa e palës së paditur është kontradita sipas saj në procesverbalin e Policisë për ditën kur është bërë gjetja e trupave pranë një parcele me d..rogë në fshatin Vrith të Malëisë së Madhe, përkatësisht të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt që dyshohet të jenë v.ra.rë nga Danjel Pepaj, djali i Rrok Pepajt

Ky i fundit është i vetmi i árrestuar për ngjarjen dhe sipas Prokurorisë ditën kur janë gjetur trupat, Rroku i ka drejtuar ekipet e kërkimit në 2 vende që korrespondojnë të jenë të ndryshme me vendin ku janë gjetur trupat, ndërsa po atë ditë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj janë gjetur nga vetë policia mbi 500m larg nga vendi ku dyshonte Rrok Pepaj se mund të ishin.

Në dosjen e Prokurorisë bazuar në procesverbalin e Policisë, thuhet se në këtë moment, është pikasur parcela e dr..ogës dhe 62 vjeçari nuk është lejuar të afrohet, duke u lënë nën ruajtjen e efektivëve. Shumë pranë parcelës është janë gjetur trupat e pajetë të dy të rinjve ndërsa është bërë árrestimi në kushtet e flagrancës edhe i Rrok Pepajt si person që kultivon dr..ogë dhe kishte dijeni për bimët e mbjella nga i biri

Pepaj pretendon se nuk ka pasur dijeni, madje mbrojtja ka dhënë argumente se është i paligjshëm árrestimi i tij, pasi 62-vjeçari nuk ishte personi që i ka adresuar tek trupat, e përveç kësaj nuk ka asnjë provë që e implikon në kultivim. Burime nga seanca e të enjtës i thonë Fax Neës se një pretendim i tillë nga mbrojtja është pritur me nervozizëm nga ana e akuzës dhe kur i është kërkuar material që mbështet akuzat që mjaftojnë për ta lënë në bùrg të árrestuarin, është përgjigjur se e kemi por sduam tjua japim

Burime bëjnë me dije se në seancën kur është marrë vendimi për lënien në bùrg të Rrok Pepajt, nuk kanë marrë pjesë asnjë familjarë i tij, përfshirë bashkëshorten dhe djalin që jeton në Itali. I njëjti burim konfirmon se që prej ditës kur Pepaj është árrestuar nuk ka pasur asnjë interesim nga ndonjë i afërm për të

Po ashtu në seancë nuk kanë marrë pjesë as familjarët e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, ndërsa pala mbrojtëse do të pretendojë në rekursin që po përgatitet që të përfshihen në hetime të gjitha palët. Ky propozim mbështetet në argumentin se Rrok Pepaj është po aq i fajshëm ose i pafajshëm sa edhe familjarët e dy viktimave.

Danjel Pepaj vijon të jetë i zhdukur dhe ende zyrtarisht nuk janë konstatuar gjurmë të tij, ndërsa i ati ka rrëfyer para drejtësisë se nuk ka pasur asnjë komunikim me të dhe që nuk di madje edhe nëse është gjallë apo jo