Joe Biden ka shpallur zyrtarisht fitoren si President i 46-të i ShBA. Me anë të një reagimi në Twitter, demokrati shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e kanë votuar duke thënë se është i nderuar që i e kanë zgjedhur për të udhëhequr Amerikën.

Biden, i cili fitoi 274 vota elektorale dha premtimin e tij para amerikanëve duke thënë se do të jetë President për të gjithë dhe do të ruajë besimin që i kanë dhënë.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh.

Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo.

Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë”, shkroi Biden në Twitter.

Sipas të dhënave të Fox News, Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale pasi mori fitoren e Pensilvanisë dhe Nevadës. (A.M/Faxweb.al)