Koordinatori politik i Qarkut te Shkodres ne Partine Socialiste, ne nje postim ne rrjetet sociale ka zbuluar arsyet se Pse ishte ne degjesen qe organizoi Keshilli i Bashkise Shkoder ne pergatitjen per buxhetin e vitit 2021.

Ai ka renditur te gjitha arsyet duke u ndalur tek roli i tij jo vetem ne Kuvendin e Shqiperise, por edhe ne Partine Socialiste, nderkohe nga ana tjeter ka shpjeguar se do te jete prane shqetesimeve te komunitetit te Shkodres duke iu referuar edhe problematikes se shfaqur se fundmi me komunitetin e banoreve prane shkolles Ndoc Mazi

Ja disa arsyet qe renditi Beqaj ne statusin e tij ne rrjetet sociale:

Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, anëtar i komisionit të përhershëm të Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit. Njëherazi jam edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, parti e cila ka mazhorancën në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveris Shqipërinë sot dhe prej shtator 2013.

Këtë vit Këshilli Bashkiak i Shkodrës (me shumicë socialiste) ka vendosur të zhvillojë dëgjesa publike për projektbuxhetin e bashkisë të vitit 2021 në seicilën prej 5 rajoneve të qyetit dhe seicilën prej njësive administrative. Në kushtet e pandemisë së Covid 19 po bëhen më shumë takime me pjesëmarrje më të vogël dhe duke evituar lëvizjet e banorëve drejt qytetit të Shkodrës.

Është e vërtetë që unë nuk mund të ndikoj në diskutimin dhe miratimin e buxhetit vendor të Shkodrës, por mund të ndikoj me votën time në atë pjesë të buxhetit të shtetit që lidhet me buxhetin e bashkive. Nëse të enjten (5 nëntor 2020), në seancë plenare është miratuar në parim buxheti për vitin 2021, ndërsa në datë 16 nëntor do të miratohet nen për nen.

Prandaj edhe i kam sygjeruar dje drejtuesve të këshillit bashkiak që dëgjesat t’i mbyllin mundësisht brenda datës 15 nëntor 2020.

Por ka edhe një motiv tjetër. Shpesh herë qytetarët në shprehjen e kërkesave të tyre nuk janë shumë të informuar në ndarjen e përgjegjësive midis qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Prandaj në këto dëgjesa kam mundësi të mësoj edhe më shumë për nevojat e hallet e shkodranëve apo në vërejtjet që kanë për institucionet qendrore në Shkodër mer qëllim që të mund të ndikoj pozitivisht në përshpejtimin e zgjidhjes së këtyre halleve.

Për të njëjtat arsye kam marrë pjesë edhe sot në dëgjesën e organizuar në njësinë administrative të Gurit të Zi. Për të njëjtën arsye (sipas mundësisë) do të marrë pjesë edhe në degjesat e javës së ardhshme.

Në një takim në Koplik para 6 javësh jam njohur me një shqetësim të personave që kanë punuar dikur në kooperativa bujqësore dhe sot nuk gjendet dokumentacioni i vjetërsisë në punë e për rrjedhojë nuk përfitojnë pension të plotë pleqërie. Së bashku me kolegun Paulin Sterkaj kemi depozituar këtë javë një projektligj që i jep zgjidhje këtij shqetësimi.

Në një takim në Pukë para 3 javësh jam njohur me një shqetësim të personave që përfitojnë trajtim të veçantë të punonjësit të nëntokës dhe sot për arsye të punësimit në fillim të viteve 2000 u mbahen para nga kësti i përfitimit mujor. Javën e ardhshme do të depozitoj një projektligj që i jep zgjidhje edhe këtij shqetësimi.

Para një jave i paraqitëm kryeministrit kërkesën që motra Tamarë dhe vëllai Vermosh kanë për motrën Lëpushë që edhe kjo e fundit të hijeshohet nga kujdesi i rilindjes urbane.

Javën e ardhshme do të merrem me shqetësimin e ditëve të fundit prindërve të vocrakëve të kopshtit tek shkolla Ndoc Mazi dhe mësuesve të shkollës Ndoc Mazi.

Unë kështu e kuptoj detyrën e politikanit dhe kështu e kryej detyrën e politikanit prej 11 vjetësh.

Statusi i plote: