Diten e merkure ne nje mbledhje me Drejtoret e Drejtorive te Qarkut Shkoder, kordinatori politik i ketij qarku Ilir Beqja ka bere nje levizje te paparashikuar.
Ai ka kerkuar qe deri diten e premte te gjithe drejtoret te shkruanin dhe firmosnin letren e shkarkimit. E gjithe kjo me qellim angazhimin e tyre politik deri me 25 prill.
Kushdo qe nuk dorezon doreheqjen do vazhdoje te rrije ne detyre deri me 25 prill, por pas kesaj date nuk duhet te pres asgje nga Partia Socialiste, mesohet ti kete thene Beqja.
Nje levizje e tille thuhet te kete ardhur pasi kordinatori ka verejtur indiference dhe mungese angazhimi politik brenda strukturave edhe pse motoret e fushates jane ndezur.
Por ajo qe behet e ditur nga burime te konfirmuara eshte qe te gjithe drejtoret kane percjelle tek Ilir Beqja letrat e doreheqjes , te pezmatuar apo jo.
Nuk dihet nese nje gje e tille do te kete nje reflektim pozitiv brenda selise roze apo do te thelloje pakenaqesite tashme te njohura tek Socialsistet e Shkodres. eetimestv.com
Comments are closed.