Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka folur nga njësia numër 9 në Tiranë, ku mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe nuk hezitoi të bënte komentet e tij në lidhje me punën që po bëhet për të përballuar situatën nga koronavirusi

Veliaj zbuloi se babai i Manastirliut është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në betejë me jetën. Kryebashiaku iu përgjigj edhe personave që shajnë vazhdimisht pa u menduar se si ndihet personi që fyen ndërsa hodhi poshtë teoritë për fshehjen e vik.timave nga Covidi nga qeveria duke thënë se është konspiracion.

Ka shumë njerëz që mendojnë se jemi prej gome, mund të na shash e të na fyesh dhe ne nuk ndjejmë gjë. Ogerta është një nënë e dy vajzave të mrekullueshme, është një bashkëshortë, është bija e një babai që është i sëmurë dhe në be.tejë me jetën. Hajde të mos harrojmë njerëzillëkun. Është shumë e rëndë të thuash që po fshihen vik.timat.

Paska konspiracion të madh që këtu njerëzit po këputen si lule dhe se merr vesh njeri. Cdo gjë ka masë, kush gënjen por në kohë lu.fte kur jemi sot, qoftë për një shkollë për Paskuqan apo vik.timat që nuk tregohen, duhet të skuqet, duhet të heshtë, të ulë kokën, tha Veliaj.