“Spèkulantët ofrojnë teste me 100 euro” mjeku ngre shqètësimin dhe kërkon masa urgjente

Mjeku Erion Dasho i ka bërë sërish thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve që të marrin masa urgjente për të korrigjuar keqmenaxhimin e epidemisë në Shqipëri. Sipas Dashos, cmimi stratosferik prej 100 euro për kryerjen e tamponit në institucione private i jep normë fitimi deri në 1000 per qind ndërkohë që në vendet e botës testi kushton 10 euro.

Mjeku thekson se testi mund të jetë masa më kosto-efektive për të luftuar koronavirusin. Shpesh hërë ka patur ankesa se ISHP paraqitet rreth një javë me vonesë për të bërë tamponin dhe duhet të presësh edhe një javë tjetër për të marrë përgjigjen, gjë që ka nxitur pjesën më të madhe të njerëzve që të testohen në institucione private.

Statusi i plotë: SPE.KULANTË DHE POLITIKANË

Testet e shpejta diagnostike të bazuara mbi zbulimin e antigjenit mund të ndryshojnë rrjedhën e epidemisë. Me një çmim prej më pak se 10 Euro për test, ato kanë besueshmëri shumë më të lartë se testi i tamponit.

Në Shqipëri, ministria dhe komiteti duhet të lëvizin shpejt për dy arsye: Së pari, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe korrigjuar një nga gabimet më të mëdha që u bënë gjatë (keq)menaxhimit të epidemisë në Shqipëri.

Së dyti, për të mbrojtur qytetarin shqiptar nga spèkulantët të cilët kanë nisur ti ofrojnë këto teste kundrejt çmimit stratosferik prej 100 Euro, pra me një normë fitimi gati 1,000 per qind

Zgjidhja do të ishte blerja e menjëhershme e një sasie prej 1 deri 2 milion teste të tilla dhe vendosja në dispozicion të çdo mjeku të familjes të një sasie prej 1,000 testesh për gjithë periudhën e virozave.

Një masë e tillë e vetme mund të ndikonte direkt në uljen e Rt (parametri që zëvendëson R0) në vlera të menaxhueshme! Tashmë është koha për të menduar jo vetëm për shëndetin dhe jetën, por edhe për ekonominë e shqiptarëve të cilët kriza po i varfëron çdo ditë e më tepër

Testi i antigjenit mund të jetë masa më kosto-efektive që kemi sot në luftën kundër COVID Veç në duar të mjekëve dhe jo të spèkulantëve