Të.rmeti i rënë pak më parë në brigjet e Turqisë ka shkaktuar dëmë të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar.

Për momentin është herët për të raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa ministri i brendshëm Suleyman Soylu deklaroi se deri tani raportohen 6 godina të shembura.

Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.

Ndërkohë, sipas mediave italiane kanë dhënë alarmin për cunam në Mesdhe.