𝗔𝗻𝘁𝗶 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 “𝗯𝗲𝗸𝘂𝗲𝘀” 𝗶 𝗸𝗿i𝗺è𝘃𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲. 𝗖𝗼𝘃𝗶𝗱 𝗶 𝗺𝗲𝗿𝗿 𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗻 𝗺𝗶𝘁𝗿𝗼𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝘁 𝗔𝗺𝗳𝗶𝗹𝗼𝗵𝗶𝗷𝗲

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, vd.iq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, i infektuar me Covid 19

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv, raporton REL.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.

Mitropoliti i Malit të Zi njihet për qëndrimet e tij antishqiptare. Për dekada me rradhë ai ka bekuar çdo k.rim te Serbise, ka luftuar pavarësine e Malit të Zi dhe ka nxitur urr.ejtje kundër shqiptarëve.