Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një deklaratë pas kthimit të katër fëmijëve dhe një grua fëmijëve nga kampi Al Hol në Siri, bën të ditur se detyrimi humanitar i qeverisë së jashtme është kthimi i personave që nuk kanë akuza për terrorizëm dhe akte kriminale nga autoritetet e vendit ku ndodhën; nën autoritetin e qeverisë siriane apo ushtrisë kurde peshmerge

Në deklaratën që shpërndau sot ministria e Jashtme theksohet se “Finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore”

Me tej në deklaratë theksohet se “Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste

Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kri..minale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”