Për letrën e Presidentit Meta ka reaguar kryeministri Rama. Përmes një postimi në Twitter kryeministri shkruan se Presidenti nuk duhet të përzihet me punët e ekspertëve të shëndetësisë

Madje ai i thotë që të mos dalë nga shtëpia pa maskë dhe të shohë punën e tij të cilën e ka lënë pas dore.

Ilir s’ke kompetenca të fusësh hundët në punët e ekspertëve. Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia. Mblidh partinë që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës. Shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh.