Qeveria franceze ka vendosur që duke nisur nga nesër, i gjithë vendi të futet në kárantinë për të paktën një muaj. Sipas mediave vendase, kárantina do të jetë më e butë se ajo që kaloi thuajse e gjithë bota në pranverë.

Masa e re e qeverisë vjen pas disa ditësh rekord sa i përket numrit të infektimeve, ndërsa do të komunikohet sot nga presidenti francez Macron, i cili pritet që ti drejtohet të gjithë popullit përmes një dalje televizive.

Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33,417 raste të reja infektimi, ndërsa 148 persona u futen në terapi intensive.

Nga nisja e pandemisë, shteti transalpine numëron afro 1.2 milionë infektime dhe mbi 35 mijë víktima. Kështu, Franca futet mes 5 vendeve më të godítura në botë nga koronavirusi dhe i pari në Europë.