“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID19 të ËhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.ëh/US-6463457 në email: info@intldraës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraës për pyetje të mëtejshme. Shënoni që ky është një tekst konfidencial” …Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju i keni kthyer përgjigje duhet të njoftoni menjëherë Policinë e Shteti sepse është MASHTRIM. Ky mesazh ka për qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale dhe të një shume të caktuar parash.

Po si arrihet kjo? Policia e Shtetit ka sqaruar me detaje të gjithë skemën e mashtrimit.

“Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin ËhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime !!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID19 të ËhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.ËH/US-6463457 në email: info@intldraës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraës për pyetje të mëtejshme. Shënoni që ky është një tekst konfidencial”

Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email) organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: programintl.info@gmail.com dhe remittance@creditsunion.cc. Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit

Po në vijim të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi” njofton policia.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane” njofton Policia teksa ka dhënë edhe këshilla se si të dalloni një mesazh që është një mashtrim

Si të dalloni një mesazh që është një mashtrim
Mesazhi vjen nga një numër i huaj; Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;
Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme; Kërkimi i të dhënave personale;
Kërkimi i të dhënave bankare; Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj.