Duket se bojkoti i futbollit po merr fund, pasi ka sinjale për zgjidhje të ngërçit mes qeverisë dhe Ligës Profesioniste. Duket se bojkoti i futbollit po merr fund, pasi ka sinjale për zgjidhje të ngërçit mes qeverisë dhe Ligës Profesioniste.

Liga Profesioniste kishte vendosur një afat, të enjten, për të pasur një përgjigje nga qeveria, për të vendosur më pas se si do të vijojnë.

Fidel Ylli, i dërguari i qeverisë, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Ligës Profesioniste ku i bën me dije se të katër kërkesat e tyre ndodhen në tryezën e Kryeministrit Rama dhe kanë mirëkuptimin e tij në parim.

Ylli i sugjeron Ligës që të rifillojnë aktivitetin sportiv, pasi bojkoti është në dëm të sportit dhe në dëm të zgjidhjes së çështjeve që ka ngritur Liga.