Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Peqin pasi janë shtuar rastet me Covid. Faxweb.al ka raportuar cdo ditë për mbylljen e kopshteve dhe institucioneve të tjera për shkak të infektimeve nga koronavirusi.

Burime bëjnë me dije se infektime masive ka edhe në ndërmarrjen e Ujësjellësit. Por pavarësisht këtyre rasteve, mungojnë tamponet prej 48 orësh. Për këtë arsye, personave me simptoma u është këshilluar nga specialist të Shëndetit Publik që të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, ndonëse nuk e dinë nëse janë pozitivë me Covid apo jo.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Elbasan për mungesën e tamponëve, ndërkohë që bëhet me dije se një situatë e tillë është prezente edhe në Bashkinë Librazhd dhe Prrenjas. Në Peqin, edhe numri i viktimave nga pandemia mbetet i lartë.