Kryeministri italian ka paralajmëruar qytetarët që nëse nuk respektohen masat antiCovid vendi rrezikon që të shkojë sërish drejt mbylljes.

“Nëse ndiqen rregullat, kemi një shans të mirë që ta përballojmë dhjetorin me qetësi, në të kundërt mund të përballemi me një karantinë”

Giuseppe Conte tha se, duke folur për masat shtrënguese të vendosura së fundmi, tha se janë të nevojshme për ta mbajtur vendin të sigurt. Kreu i qeverisë shtoi se masat e reja u lënë mundësi manovrimi autoriteteve lokale.

Ne jemi duke punuar – tha ai – për të shmangur një bllokim të përgjithshëm. Për ta bërë këtë duhet të veprojmë tani, siç bëmë, me zgjedhjet e dhimbshme, pa vonesë. Nuk ka asnjë masë në këtë moment që të na lejojë ta vendosim kurbën nën kontroll, që nuk ka një ndikim. Ne jemi përpjekur të ndërtojmë një sërë masash…duke u përpjekur ti zvogëlojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur me një seri të tërë rekomandimesh duke qenë të vetëdijshëm për ndikimin negativ që do të kishin