Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është infektuar me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në Facebook ku tregon se një natë më parë përjetoi dhimbje koke, kollë, dhimbje dhe skuqje të syve.

Për këtë arsye iu nënshtrua testit të koronavirusit ku rezultoi pozitiv, por nuk dihet se si u infektua. Kurti bëri me dije se dy javët në vijim do të qëndrojë i izoluar për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Shkrimi i Kurtit: Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat, Albini