Publikohet videoja e momentit kur misioni shqiptar hyn në kampin Al Hol.

Deri tani janë shpëtuar 4 fëmijë dhe një grua. Por misioni do vazhdojë për shpëtimin e fëmijeve të tjerë, ku tashmë janë lokalizuar dhe 20 fëmijë të tjerë shqiptarë në “kampin e ferrit”

Drejtori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, një nga personat e përfshirë drejtpërdrejt në këtë mision, është shprehur nga Rinasi lidhur me aksionin, ku u shpreh se ishin veprime komplekse ato që çuan në finalizimin me sukses të këtij operacioni të parë.

Nano ka treguar se ai vetë ka qenë prej 5 javësh në Liban, dhe situata është përkeqësuar për shkak të situatës së Covid Drejtori i Antiterrorit tha se ai mund të kthehet sërish në Liban, për të kryer një operacion të dytë për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë që kanë mbetur në kamp