Projekti i hyrjes së qytetit dhe i parkut të madh të Shkodrës, është në fokus të interesit të qytetarëve, por edhe mediave.

Anulimi i procedurave të tenderit, që i hapte rrugë nisjes së punës në një projekt shumë të mirë dhe të domosdoshëm për qytetin, ishte një veprim i papritur.

Deri më sot akoma nuk ka një informacion në lidhje me vijimësinë e projektit. Kemi kërkuar që projekti i Lotit II të ByPass it të integrohet me projektin e parkut në hyrje të qytetit, me Pedonalen tek Moloja, duke ruajtur mjedisin, dhe destinacionin e përdorimit.

Projekti që zbatohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili parashikon një ngritje të nivelit të ByPass it rreth 2 metër mbi nivelin e Pedonales ekzistuese, fsheh një nga pjesët më të bukura të qytetit dhe nuk i shërben mbrojtjes së mjedisit. Madje e dëmton atë.

Është e domosdoshme që të ketë një shqyrtim teknik sa më të shpejtë, me synim përmirësimin e ambjentit në atë zonë, përfundimin e Lotit të dytë të Bypassit dhe ndërtimin e parkut në hyrje të qytetit. Ky proces kërkon që të merren në konsideratë kërkesat e qytetarëve të Shkodrës, frekuentues të kësaj zone të qytetit, specialistët e teknicienët.

https://www.facebook.com/ademi.voltana/videos/684082632521765/