Ilir Beqja së bashku me klikën e tij duhet të bëjnë bilancin e 8 viteve qeverisje në Shkodër e pastaj ta kërkojnë mandatin e tretë,e pastaj ta kërkojnë edhe arsyetimin e qytetarëve për lënien pas dore të Shkodrës.

Shkodra dhe shkodranët janë ndier të lënë pas dore nga socialistët deri në kufijtë e diskriminimit,sa herë që ata kanë qënë në pushtet. Shkodra nuk gënjehet me fjalë të bukura e me plane e projekte që mbesin vetëm në letra. Shkodra do fakte e vepra,të cilat kanë munguar në këto 8 vite.

Duke qënë bastion demokrat,Shkodrën e keni diskriminuar me buxhetet më të ulëta. E kështu edhe ato pak projekte të realizuara në Shkodër gjatë këtij 8 vjeçarit të fundit i përkasin Fondit të Zhvillimit, e asesi buxhetit të shtetit. Për 8 vite Shkodra u shkretua,duke pësuar një eksod të dytë ku pjesa më aktive e shoqërisë,mori rrugët e Europës,por jo vetëm. Biznesi shkodran shkoi në skajet e falimentit,si pasojë e politikave tuaja fiskale dhe janë të shumtë qytetarët shkodranë që dolën të papunë

Çdo gjë që ju bëtë në këto vite qeverisje e shkatërruan qytetin e Shkodrës,kryesisht nga ana njerëzore. Atyre që ju sot po i kërkoni një mandat të tretë,jua neveritët të bërit biznes,të jetuarit e të shijuarit jetën në vendin e vet. Prandaj fjalët e bukura shisni atje ku jua blejnë

https://www.facebook.com/xhevdet.amuli/videos/386152275759034/