352 makina të vjedhura janë sekuestruar si rezultat i një operacioni të përbashkët të drejtuar nga Europol. Rreth 44 548 kontrolle u kryen gjatë këtij operacioni dy-javor, 12 – 23 tetor 2020.

Të udhëhequr nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare FRONTEX , ky operacion u përqendrua në kontrollet në pikat e kalimit të kufirit dhe brenda vendeve në 17 shtete të BE dhe 5 vende në rajonin e Ballkanit, mes tyre Shqipëria. Në Greqi u bllokuan 15 makina të marra me qira, të cilat kriminelët u përpoqën ti trafikonin jashtë vendeve të BE.

Nga operacioni u zbuluan dhe kapën nga kontrollet 2985 emigrantë të paligjshëm gjatë itinerarit për në vendet e BE përmes rrugëve tokësore dhe detare, duke arrestuar 17 kontrabandues. Trafikantët po i transportonin në rrugë tokësore me kamionë, por edhe në anije përmes Detit Adriatik