Bedri Elezi, Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, tha se vëllai i Alvin Berishës, Beniamin Berisha, është gjallë dhe se ndodhet në kampin Al Hol. Në një lidhje në emisionin “Open” ai tha se Beniamin Berisha i ka mbijetuar aksidentit ku humbi jetën babai i tij, ndërsa për nënë e tij, Valbona Berishën, nuk ka ende informacione.

Sipas Elezit, Beniamin Berisha është 4 vjeç dhe ndodhet nënë kujdesin e një familje shqiptare në kamp.

Duhet të kemi kujdes kur flasim për persona të vra..rë, por ka pas spekulime për vdekjen e Beniaminit, vëllait të Alvinit, por ne kemi foto të 10 muajve më parë të tij, kemi komunikuar me një familje shqiptare që po kujdeset për të në kamp, është 4 vjeç dhe i ka mbijetuar aksidentit

Babi nuk mundi ti mbijetojë plagëve, ndërsa për nënë e tij nuk dimë nëse ka mbijetuar, apo nëse është e burgosur. Ai ka lindur në Siri, babai është nga Siria, ndërsa nëna është Valbona Berisha” u shpreh ai