Në një komunikim me mediat nga selia blu kreu i Partisë Demokartike Lulzim Basha foli mes të tjerash për situatën e pandemisë në vend.

Megjithatë, kreu i PD, iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për zhvillimet e fundit politike. Basha u pyet për deklaratën e ish kryeministrit Berisha, i cili tha se gaboi në 2017 që la jashtë liste Jozefina Topallin, ndërsa komntoi edhe formimin e një lëvizje të re politike nga kjo e fundit

Sipas Bashës bëhet fjalë për parti të krijuara nga Edi Rama. “Nuk ka asnjë parti të ndarë nga PD. Ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama, por prap ëshë i pashpresë” tha Basha shkurt