Sërish probleme me procesin përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të BKH.

Shtatë oficerë të skualifikuar kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e Byrosë.

Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPak dhe Drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj akuzohen për shpërdorim detyre dhe për falsifikim

Sipas pretendimit të 7 oficerëve, zyrtarët kanë falsifikuar procesverbalin e garës fizike, faza e tretë e përzgjedhjes. Ata thonë se kanë fituar testin fizik disa oficerë që nuk kanë arritur parametrat kohore të garës.

Ndërkohë ditën e djeshme Report Tv siguroi dokument-padinë ku një tjetër kandidat pretendonte se është skualifikuar padrejtësisht. Ai kërkonte pezullimin e këtij procesi

Sipas padisë së tij, ai thotë se nuk ka pasur transparencë në përllogaritjen e pikëve në testin fizik