“Mbeturinat nuk kan ardh hala ne territorin tem, kur te vijne i pastroj une” paska than nji kryetar bashkie.
Sot, ne Koman sepse dikush ka lexu statusin tem dhe lajmin ne TopChannel dhe ka vendos per te “pastru” liqenin. A pastrohet liqeni me aksione, JO

Liqeni pastrohet kur Rexh Byberi, Gjon Gjonaj, Mark Babani, Voltana Ademi, Blendi Klosi me shoke, te cohen prej gjumit sepse turizmi nuk asht vetem me 2-3 foto apo video nga zyrat e shtypit. Ato fondet qe i shpenzojne kot me “Festen e Rrushit” “Geshtenjes” “Molles” “Groshes” dhe “Festen e Hardhuces” ti grumbullojne te peste sebashku dhe me 100 mije euro te blejne mjetin e duhun per ta pastru tan vitin

Liqeni pastrohet edhe kur ne “Shqipot Kuqezi” rraca ma e bukur, ma e zgjuar dhe ma trime ne bote, te kuptojme se natyra asht e shenjte. Zoti na ka dhane Komanin, qe te hujt mrekullohen me te. Permes Komanit, shkojme ne luginen e Shales, ne Valbone por edhe ne Currajt e Eperm. Njena ma e bukur se tjetra por ne turizmin e kena vetem sa per foto instagramit dhe facebook-ut. Pjeshkat dhe pjeshkët, sa te kryjne pozat, shishet, qeset plastike, letrat i hedhim ne toke sepse mbaroi misioni i reklamimit tek te tjeret.

Liqeni pastrohet edhe kur bosat e bujtinave, 120 euro nata me mish dhe djathe supermarketit, kur te mbarojne sezoni, mbeturinat te mos i hedhin ne perru me justifikimin se bashkia nuk i pastroi. Me fitimet qe keni vetem nga 5 turista qe pritni, i transportoni mbetjet, jo ne vendgrumbullimin e tyne por edhe ne Itali nese doni. Shkurt e shqip, liqeni nuk pastrohet kurre sepse ne jena Shqiptar

P.S Ketu maska nuk mund te mbahet sepse po e mbajte plasin mushkerite prej revoltes. Asht ajri ma i paster ne planet Te zgjat jeten