Albert Tuci, vëllai i kreut të bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci, që u arrestua në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidr.ogë është liruar dje nga burgu. Albert alias Arben Tuci, nëpërmjet avokatëvetë tij, i ka paraqitur gjykatës kushtet se duhet të dali nga bu.rgu

pasi vuan nga një sëmundje e rëndë në pankreas dhe se para pak ditësh, një nga anëtarët e familjes së tij, kishte ndëruar jetë dhe për këtë, nevojitej që Tuci të qëndronte pranë bashkëshortes dhe fëmijëve në kushtet e arr.estit shtëpiak.

Ky pretendim është pranuar nga gjykata e Kukësit, e cila pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Tucit, duke urdhëruar që prej ditës së djeshme Tuci të qëndrojë në “arrest shtëpie”.