Drejtuesit e Policisë Rrugore dhe ARRSHsë përmes një deklarate për mediat janë shprehur se për katër muajt e ardhshëm zona e Doganës do të jetë e bllokuar

Ata iu kërkuan qytetarëve që vijnë nga jugu të përdorin Rrugën e Elbasanit për të hyrë në Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja dhe nga Durrësi të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit

Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë – Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi” tha përfaqësuesi i policisë në konferencën për mediat