Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ishte pjesë e komisionit të vlerësimit në PD, për kandidatët për deputetë, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka një ndryshim thelbësor mes dy modeleve që u paraqiten qytetarëve.

Në njërën anë është modeli demokratik i përzgjedhjes në PD, dhe nga ana tjetër është modeli i Rilindjes.

”Çfarë dallimi i madh midis dy modeleve ! Partia Demokratike nga njëra anë, modeli i së cilës diskutohet në publik për zgjedhjen e përfaqësuesve të saj me një proçes real, serioz e ku marrin pjesë të gjithë, ku lideri delegon pushtet nga i veti tek aktorë të tjerë, përfshi dhe antarësinë

E nga ana, tjetër modeli i rilindsave, modeli i të cilëve diskutohet në publik për vjedhje, korrupsion, grabitje, inceneratorë, tendera, mafie, ka..nabis, përzgjedhur për në Parlament e Bashki, trafikantë, përdhunues, falcifikatorë e injorantë

Dallim dramatik dhe është veç fillimi i një ndryshimi të madh” shkruan Nishani në postimin e tij.