Fotografi italian Giuseppe Massani, me të mbërritur në Shqipëri, në vitin 1940, ka realizuar këto fotografi të rralla. Massani, një ithtar i lëvizjes fashiste, u bë i famshëm me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin La sua terra Toka e tij, Bergamo 1936

Në prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas, iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit. Ishte momenti i duhur për fotografin, që të prezantonte publikun italian me trevat e reja të Italisë, përtej Adriatikut.

Me mbështetjen e plotë zyrtare, Massani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia, duke fotografuar njerëz dhe vende të ndryshme.

Fotografitë u botuan në vëllimin Albania Testo e foto di Giuseppe Massani Shqipëria teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani, Romë 1940 dhe në kapitullin e fundit, vinte propaganda fashiste me titull Bashkimi italo shqiptar . Pamjet e këtij koleksioni, janë shkëputur nga ky libër

Në vitet 1960 1970, Massani botoi disa albume të tjera, por shumica e tyre janë lënë në harresë, prej kohësh. Albumi i Shqipërisë, që daton në vitin 1940 mbetet një pasqyrë e Shqipërisë së vjetër të parakomunizmit. Konica.al