Një ngjarje tragjike ndodhi në Angli, ku një shef kuzhine i mori jetën një të riu shqiptar në qendër të qytetit Sttaford, Angli. Italiani 45 vjeçar, Francesco D Agostino, qèlloi me shufër hekuri dhe me mjet pr.erës Serxhio Markun 21 vjeç. Ngjarja e rë.ndë ndodhi më 11 shtator vitin e kaluar dhe tani Gjy.kata ka arritur të gjejë aut.orin. Një fqinje dëshmitare ka rrëfyer momentet e fundit të të riut.

Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, nuk mund të marr frymë. Një fqinje tjetër ka telefonuar shërbimet e emergjencës, pasi ka dëgjuar një burrë duke bërtitur Çfarë bëra I riu shqiptar u gjet me mbi 50 plágë në kokë dhe në disa pjesë të trupit dhe pas dy orësh ndërroi jetë në spital. Nesër pritet të jepet dënimi për autorin e ngjarjes.