Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, ka përfunduar procesin e përzgjedhjes, duke i cuar PD së 316 emra, që vijojnë më tej garën. Mësohet se  nga 498 emrat që janë pëzgjedhur nga anëtarësia, komisioni vlerësoi si të vlefshëm 326 prej tyre Pra 172 kandidatë të mundshëm janë shkarkuar nga Komisioni.

Faza e parë ishte propozimi nga baza në degët e PD së, më pas lista u kthye sërish te anëtarësia pas seleksionimeve për të skualifikuar të padëshiruarit dhe faza e tretë ishte filtri i fundit nga komisioni.

Kjo ishte faza e fundit e komisonit, tani është kryesia dhe këshilli kombëtar i PD së që pritet që të vendosin për emrat që do të jenë në lista, ndërsa nuk dihet se këtyre 316 emrave do ti shtohen edhe të tjerë kandidatë.

Jashtë fazës së parë të përzgjedhjes ka mbetur vetë kreu i PD së Lulzim Basha, lideri historik i demokratëve Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka