Datë e shënuar në jetën e Imzot Franos është 25 prilli i vitit 1993, sepse pikërisht 25 vjet pas këtij dënimi, shndërruar në burgim të përjetshëm, do të shugurohej ipeshkëv nga dora e vetë Papës Gjon Pali II gjatë vizitës së paharrueshme e historike në Shqipëri., u bë kështu kryeipeshkvi i parë metropolit i pas diktaturës në Shkodër.

Fitoi edhe titullin Profesor për punën e tij të palodhur në mbledhjen dhe kodifikimin e Kanunit të Skënderbeut, vepër që pa dritën e shtypit shumë vjet pasi ishte përgatitur për botim. Po ai mbeti gjithnjë meshtari i thjeshtë, dom Franoja, njeriu që ia kushtoi gjithë jetën altarit e kulturës kombëtare, Fesë e Atdheut.

Me 22 tetor kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Imzot Frano Illisë, kryeipeshkvit të Shkodrës në vitet 1993 1997 njeri i dialogut, i paqes dhe i harmonisë.