Sandër Lleshi, pronari i BMW luksoze duket se tashmë o do të japë dorëheqjen , ose do të lëpijë gënjeshtrën që ka thënë. E themi këtë pasi, së fundmi është publikuar dhe është zbardhur çmimi i vërtetë i makinës që ai ka porositur nga Gjermania. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW nëpërmjet ambasadës Shqiptare në Berlin, makina që përdor Lleshi kushton 100 milionë lekë.

Kujtojmë se Sandër Lleshi u shpreh para disa kohësh në Parlament se makina ka kushtuar vetëm 49 mijë euro duke premtuar edhe dorëheqjen nëse nuk kushtonte aq.

Dokumenti është publikuar nga CNA.al, pasi Lleshi e ka paditur në gjykatë median që ka nxjerrë këtë lajm. Mësohet se makina ka mbërritur në Shqipëri në mars të këtij viti, pikërisht kur vendi kishte më shumë nevojë për investime në shëndetësi dhe jo në luksin e ministrave. Kështu që sipas përkthimit të bërë nga ministria e Drejtësisë për dokumentin, makina kap vlerën e 100 milionë lekëve