Minsitria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme 301 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 1407 testime.

Sakaq bëhet me dije se kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërkohë që të shtruar në spital janë 255 persona.

Ministria e Shendetesise: Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri Janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2

Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.