Mes duartrokitjesh, lotësh e një dhimbje të madhe miq, të afërm, kolegë të sportit dhe shumë qytetare shkodrane përcollën për në banesën e fundit trajnerin e atletikës shqiptar Vildan Tufi i cili u nda nga jeta në moshën 75vjeçare

Një sëmundje e rëndë e mundoi prej mujash ndërsa nuk e la më fizikisht në mesin tonë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli i shprehu ngushëllimet familjes Tufi dhe familjes së madhe sportive

Kulmi i Vildan Tufit si trajner i atletikës është titulli kampion europe me atletin Izmir Smajlaj.Stadiumi “Loro Boriçi” pa profesor Vildan Tufin nuk do të ketë kuptim për atletin Smajlaj i cili në këtë ditë të trishtë ka një premtim për trajnerin e tij që mbylli sytë

Kolegë por njëkohësh edhe miq të Vildan Tufit shprehen se rezultatet e të ndjerit janë të paarritshme.